Politikat e privatesise

Të nderuar vizitorë

 

Spitali Kirurgjik Austriak (Subjekti) shpk është i rregjistruar në QKR Tiranë me seli në rrugën Njazi Demi n.1 me NIUS K72422002V, ofron shërbimet ambulatore dhe spitalore në ambientet e selisë së saj në përputhje me licensat dhe autorizimet e marra nga autoritetet përkatëse shtetërore.

Subjekti disponon faqen zyrtare të tij www.klinika-austriake.at

Me anë të faqes zyrtare Subjekti transmeton dhe mbledh informacione.

Nëpermjet kësaj faqe Subjekti prezanton shërbimet, ambientet dhe terminet në të cilat ato ofrohen. Prezantohet informacion i përgjithshëm në lidhje me historikun dhe me objekivat e aktivitetit.

Subjekti e konsideron mbrojtjen e të dhënave personale një çështje të rëndësisë së veçantë, lidhur ngushtë me etiken dhe cilësinë e shërbimit.

Qëllimi i mbledhjes së informacionit

Mbledhja e informacionit ka si qëllim realizimin e shërbimit sa më cilësor ndaj pacientit. Nëpërmjet këtij informacioni krijohet mundësia e lënies së termineve me mjekët e specializuar, transmetimi kërkesave, vërejtjeve dhe propozimeve nga ana e pacientëve.

Mbrojtja e të dhënave

Të dhënat që transmetohen nëpërmjet kësaj faqeje mbahen në rrjete të sigurta në të cilat kanë akses një numër i kufizuar dhe i kontrollueshëm personash. Punonjësit e subjektit jane të informuar mbi detyrimin e konfidencialitetit dhe politikat e privatësisë të faqes zyrtare dhe çdo segmenti që trajton të dhënat personale. Kjo faqe interneti nuk permban cookie-t dhe asnje e dhënë nuk trajtohet nga këto adresa. Megjithatë dhe përdoruesit duhet të kenë parasysh disa procedura në mbrojtjen e të dhënave personale dhe të kenë kujdes në përdorimin e aparaturave të infektuara nga virus apo spyware.

Me transmetimin e të dhënave online, përdoruesi deklaron se jep miratimin e tij për procedimin e mëtejshëm të informacionit të dhënë vetëm për përdorim të brendshëm nga ana e Subjektit dhe në funksion ekskluziv të shërbimit që ai kërkon të marrë nga subjekti.

Të dhënat do të grumbullohen, përpunohen dhe ruhen nga Subjekti në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”. Këto veprime do të kryhen sipas parimit të respektimit dhe garantimit të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe në veçanti të drejtës së ruajtjes së jetës private.

Subjekti në këtë kuadër, garanton sistem sigurie për ruajtjen dhe përpunimin e mëtejshëm të këtyre të dhënave, në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit nr. 9887 date 18.03.2014 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Subjektet e të dhënave personale kanë të drejtë të kërkojne akses në të dhënat e tyre si dhe të kërkojnë që këto të dhëna të korrigjohen apo të përditësohen në përputhje me kërkesat e nenit 13 dhe 18 të Ligjit 9887 datë 10.3.2008 « Për mbrojtjen e të dhënave personale ». Kërkesa mund të drejtohet në adresën info@klinika-austriake.at

Faqja e internetit e Subjektit mund të përmbajë lidhje të ndonjë faqeje tjeter internet, apo që të ridrejton në faqe tjetër interneti. Subjekti nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve dhe ju këshillon që të lexoni deklaratat /politikat përkatëse të privatësisë për këto faqe.

Subjekti rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë politike në çdo kohë, në zbatim të ndryshimeve të mundshme të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.

KONTAKT

Klinika Kirurgjikale Austriake:

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit” Nr.3 Tirana, Albania
(Përballe ekspozitës ” Shqipëria sot”, në krah të pazarit të fshatareve)


 +355 42 238 651
 +355 68 25 95 514


KU NDODHEMI

Rreth Nesh

Në këtë klinike kryhen të gjitha ndërhyrjet e kirurgjisë së përgjithshme.

Shiko me shume

Ku ndodhemi

© 2018 Klinika Kirurgjike Austriake
Rruga “Komuna e Parisit” Nr.3 Tirana, Albania

Kontaktet

Tel: +355 42 238 651
Mobile: +355 68 25 95 514

Email: info@klinika-austriake.at

Na ndiqni

Politika e Privatësisë
Na ndiq ne Facebook!