Aktiviteti Ambulator

Endoskopia


Nepermjet kesaj metode moderne e shume efektive do te behet ekzaminimi i stomakut e i zorres se trashe.

Ne kete menyre behet diagnostikimi e semundjeve inflamatore apo tumoroze, behet heqja e polypeve, merren biopsi per analiza histiologjike, percaktohet terapia medikamentoze.

Ekzaminimi behet ,ne rast se desherohet, edhe me nje gjilpere qetesuese qe lejon pacientet te relaksohen e te mos ndjejne dhimbje gjate ekzaminimit.

Hemorrhoidet


Ketu behet fjale per nje rrjet venoz ne zonen e anusit,i cili per arsye te ndryshme, si : trashegimia, ndenja per nje kohe te gjate ne kembe apo ulur, marrja e ushqimeve te tharta apo te pasura me djegesira e piper,alkooli,pirja e duhanit e tjere, sjell ne zgjerimin e tyre. Simptomat kryesore jane: dhimbje ne rregjonin anal, gjakderdhje, kruajtje perreth anusit, veshtiresi gjate defekimit e tjere.

Jo rralle ne moshat e perparuara fshihet pas gjakderdhjes ndonje proces tumoroz i zorres se trashe,per kete arsye eshte e nevojshme perpara operimit te hemorroideve te kryhet nje kolonoskopi,pra ekzaminim i zorres se trashe, ne menyre qe te mos humbet kohe e cmuar per heqjen e kesaj patollogjije.

Ne kliniken tone do te kryhet nje metode e re operacioni e quajtur ” Anopexie sipas metodes Longo”.Me kete metode behet prerja dhe qepja e hemorroideve me nje aparat ” Stapler”, i cili ka aftesine ti presi e ti qepi ne te njejten kohe. Operacioni kryhet 3-4 cm mbi hyrjen e anusit, pra nuk krijohen plage te jashtme te dhimbshme , fenomen shume i padesherueshem ne metodat e tjera te operimit te hemorrhoideve.

Pacientet mundet te shkojne po ne diten e operacionit ose nje dite me vone ne shtepi, e rreth 1 jave pas operacionit pacienti mundet ti rikthehet aktivitetit te tij ditor. Suksesi i ketij operacioni eshte vertetuar mijra here nga pacientet e operuar nga kirurget e klinikes sone ne spitalin St. Elisabeth ne Viene.

Komplikacionet jane shume te rralla e ne pjesen me te shumte konsistojne ne gjakderdje te vogla pas operacionit , gje qe evitohet lehte ne nje operacion te shkurter gjate te cilit gjehet ky vend e reparohet.

Ne skicat e meposhtme tregohen skematikisht menyre ekrijimit te hemorroideve dhe momentet kryesore te operacionit.

Echografi(Sonografi)


Me metoden e ultravaleve behet ekzaminimi i organeve te barkut, te varizeve, tiroides, tumoreve te gjirit.Kjo metode eshte e nje rendesie te pa zevendesueshme per diagnostikimin e gureve te temthit, insuficiencen e variceve (damareve),masave tumorale te gjirit e te gjendres tiroide. Me kete metode nuk ka depertim rrezatimi te demshem ne trupin e njeriut.

Variçet e këmbëve


Ketu behet fjale per venat ( damaret) e gjakut te kembeve te cilat per arsye te ndryshme, duke filluar nga trashegimia deri tek profesionet e shoqeruara me qendrim te gjate ne kembe apo ulur, semuren e zgjerohen. Muret e venave hollohen e humbin elasticitetin ,ne kete menyre humbasin aftesine per te transportuar gjakun venoz te kembeve ne drejtim te zemres.

Si pasoje krijohen vena te dukshme nen lekure qe ne raste te rralla infektohen ose bllokohen nga thrombe ,te ashtuquajturat thromboflebitis,gje qe paraqet nje situate te rrezikshme per pacientin. Ne pjesen me dermuese te rasteve behet fjale per nje varikoze te venave kryesore, ne pjesen e perparme te kembes eshte vena safena magna e ne pjesen e pulpes, vena safena parva.

Keto jane vena me kllapa, te cilat ne kushte normale lejojne rrjedhje e gjakut vetem ne nje drejtim, pra ne drejtim te zemres. Kur keto vena jane te semura, vjen si pasoje prishja e kllapave e gjaku mbetet ne kembe.
Kjo shoqerohet me vena te dukshme te shemtuara,kembe te enjtura me teper ne darke, mpirje te kembeve etj.

Operacioni i venave ka per qellim heqjen, Stripping, e ketyre venave kryesore si dhe te degeve anesore te tyre.Operacioni fillon me infiltrimin e nje lengu anestetik pergjate venave te semura e me pas behet nderprerja e ketyre venave me sistemin e thelle te venave e me pas futet nje sonde ne keto vena e cila nxirret ne piken me te poshtme te insuficiences dhe kryhet heqja, stripping, i tyre. Operacioni behet me anestezi te pergjithshme,spinale apo lokale , ne vartesi te grades se semundjes.

Pas operacionit ,venezat e vogla te lekures mund te zhduken nepermjet sklerotizimit, pra duke injektuar direkt ne keto veneza nje preparat qe i shkaterron ato. Pas operacionit eshte e domosdoshme mbajtja e bandazheve elastike apo corapeve komprimuese qe nuk lejojne krijimin e hematomave pas operacionit

Kirurgji plastike dhe estetike


Ne kliniken tone kryhen operacione te shumllojshme plastike e estetike.

Ketu futen permiresime cikatrice te shemtuara, hernie te medha te barkut, heqje te lekures se teperme te barkut pas humbjeve te medha te peshes trupore, heqje e dhjamit te nenlekures me metoden e thithjes (liposuktion), zvogelim ose ngritje e gjoksit , zmadhim gjoksi, rregullim te vesheve, te kapakeve te syve, lifting e fytyres, etj.

Me poshte po ju paraqesim disa nga llojet e operacioneve me gjendjen para e pas operacionit.
Cikatrice
Zvogelim gjoksi
Liposuktion ( heqje e dhjamit)
Abdominoplastik( heqje e lekures se barkut)
Blefaroplastik (Kapakete syrit )
Ulcus cruris ( Defekte te lekures ne kembe)
Zmadhim gjoksi

Konsulta Mjekesore


Gjate aktivitetit te ambulances do te behen konsulta kirurgjikale gjate te cilave do te mblidhet historia e semundjes se pacientit, vendoset diagnoza, organizohen terminet per operacion e kryhen vizitat e nevojshme. Gjate kesaj konsulte pacientit i jepet mundesia te bisedoje drejt per drejt me kirurgun,ortopedin apo gjinekologen mbi ankesat e shqetesimet e tij.

Per mbarevajtejen sa me te mire te organizimit te operacioneve, pasi pacientet te kene vendosur te kryejne operacionin ne kliniken tone, eshte e nevojshme qe te behet nje parapagim( si rregull 1/3 e shumes qe do te paguhet per operacion). Ne kete menyre do t�ju rezervohet nje orar fix dhe pas grumbullimit te numrit minimal te domosdoshem te pacienteve organizohet udhetimi i kirugeve nga Austria per ne klinike.

Ky parapagim ju kthehet mbrapsht ne rast se per ndonje arsye pacienti e terheq vendimin per tu operuar ose kur kirurgu nuk mundet te vije.

Operacione ambulatore


Ne kete menyre do te operohen te gjithe nishanet, tumore dhjamore te nenlekuren, gjendra dhjamore te infektuara, plastike e vesheve, cirkumcisio(synet), thonjte e gishtave te dores ose te kembes te infektuar, kallo, e tjere. Pacientet do te largohen per ne shtepine e tyre direkt pas operacionit.

Per fat te keq ekziston nje besim i gabuar e trasheguar nga e kaluara se nishanet nuk duhen ngacmuar sepse mundet te nderrojne natyre e te behen malinje. Kjo nuk eshte aspak e vertete e eshte nje mendim qe takohet vetem ne Shqiperi e Turqi. E verteta eshte se sa me pare qe te hiqet nje nishan ne kufi te shendoshe aq me pak mundesi ekziston qe ky nishan te malinjizohet.

Ne pjesen dermeuse te rasteve operacioni eshte njekohesisht edhe sherimi, cilado qofte natyra e tumorit.

KONTAKT

Klinika Kirurgjikale Austriake:

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit” Nr.3 Tirana, Albania
(Përballe ekspozitës ” Shqipëria sot”, në krah të pazarit të fshatareve)


 +355 42 238 651
 +355 68 25 95 514


KU NDODHEMI

Rreth Nesh

Në këtë klinike kryhen të gjitha ndërhyrjet e kirurgjisë së përgjithshme.

Shiko me shume

Ku ndodhemi

© 2018 Klinika Kirurgjike Austriake
Rruga “Komuna e Parisit” Nr.3 Tirana, Albania

Kontaktet

Tel: +355 42 238 651
Mobile: +355 68 25 95 514

Email: info@klinika-austriake.at

Na ndiqni

Politika e Privatësisë
Na ndiq ne Facebook!