Informacion per Pacientet

Ju jeni planifikuar të shtroheni në kliniken tonë për tu operuar.

Për protokollin mjekësor të klinikës ju lutemi të siguroni këto ekzaminime:
1. Analiza në laborator
2. Rrontgeni i mushkërive
3. Kontroll te mjeku i sëmundjeve të brendshme për dhënien e lejes për operacion dhe tek kardiologu (EKG)

Me përgjigjen e këtyre analizave paraqituni, në datën që u është përcaktuar ndërhyrja, në klinikën tonë.

Ju duhet të paraqiteni në klinikë në orën e komunikuar nga mjeku. Pasi të kryeni pagesën e plotë përpara ndërhyrjes, ju do të kaloi në pavionin e shtrimit, ku ju presin mjekët dhe infermierët tonë, të cilët do të kryejnë procedurat e pranimit dhe akomodimit.

Ju këshillojmë të merrni me vete sendet tuaja përsonale për tualetin, si p.sh: furçë dhëmbësh etj. Ju lutemi të siguroni pastërtinë e tyre për të ruajtur sterilitetin e klinikës.

Ne ju këshillojmë të merrni me vete sa më pak para për të evituar humbjen e tyre. Objekte të tjera me vlerë si: orë, vathë, varëse etj., nuk lejohen të merren me vete. Në rast se nuk keni mundësi të tjera ju këshillojmë që këto objekte me vlerë ti lini në praninë e një personi të caktuar të personelit i cili do të bëjë regjistrimin e tyre dhe tua kthejë në momentin e daljes, për të evituar humbjen dhe për të çliruar personelin nga përgjegjësi të tjera.

Orari i vizitave për të afërmit tuaj në klinikën tonë do t’ju komunikohet nga personeli në momentin e pranimit, sidoqoftë ju lutemi të respektoni këshillimet e tyre dhe të evitoni numrin e vizitorëve të shumtë njëkohësisht, për të ruajtur qetësinë e të afërmit tuaj dhe pacientëve të tjerë.

Si rregull nuk lejohen më shumë se dy persona njëkohësisht. Ju lutemi të respektoni qetësinë e personave të operuar.
Ju lutemi të siguroheni që në dalje nga klinika të mos keni harruar asgjë nga objektet e sjella me vete.

Epikrizën e daljes do ta merrni në recepsionin në momentin e daljes ose gjatë kryerjes së mjekimeve post operatore.

Për pyetje dhe paqartësi të tjera drejtohuni personelit mjekësor të klinikës, i cili do jetë në shërbimin tuaj në mënyrë që qëndrimi në klinikën tonë të jetë sa më i këndshëm.

KONTAKT

Klinika Kirurgjikale Austriake:

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit” Nr.3 Tirana, Albania
(Përballe ekspozitës ” Shqipëria sot”, në krah të pazarit të fshatareve)


 +355 42 238 651
 +355 68 25 95 514


KU NDODHEMI

Rreth Nesh

Në këtë klinike kryhen të gjitha ndërhyrjet e kirurgjisë së përgjithshme.

Shiko me shume

Ku ndodhemi

© 2018 Klinika Kirurgjike Austriake
Rruga “Komuna e Parisit” Nr.3 Tirana, Albania

Kontaktet

Tel: +355 42 238 651
Mobile: +355 68 25 95 514

Email: info@klinika-austriake.at

Na ndiqni

Politika e Privatësisë
Na ndiq ne Facebook!