Aktiviteti Spitalor

Heqja e kolecistes (fshikeza e temthit)


Ne kete rast behet fjale per semundjen e krijimit te gureve ne qesen e fshikezes se temthit pra kolecistes. Kjo eshte nje semundje shume me e perhapur tek grate ne raport 3:1 me burrat. Ne pjesen me te madhe te rasteve guret kane permbajtje kolesteroli e krijohen nga marrja e ushqimeve me shume yndyre , nje fenomen ky shume i perhapur i kohes sone.

Gjate qendrimit per nje kohet te gjate te gureve ne fshikez krijohen infeksione te here pas hershme te fshikezes, te ashtuqujtura kolecistitis. Symptomat kryesore jane dhimbjet ne pjesen e djathte te siperme te barkut, me teper pas marrjes se ushqimeve me shume yndyre apo te skuqura si dhe me permbajtje te larte te vezeve.

Ne rastet kur guret jane te vogla 2-3 mm atehere mund te ndodhe rreshqitja e tyre ne kanalin kryesor te biles,koledok,qe sjell si rrjedhoje mbylljen akute te ketij kanali, grumbullimin e lengut te temthit ne rruget e temthit. Kjo shoqerohet me simptoma te forta dhimbjeje,kolika biliare, si dhe nganjehere edhe me verdhez si pasoje e futjes se lengut biliar ne qarkullinin e gjakut.

Operacioni konsiston ne heqjen e plote te fshikezes se temthit e cila ne kliniken tone do te behet me menyren laparoskopike, pra me 4 plage te vogla 2-3 cm nepermjet asistences se nje kamere dhe ekrani televiziv.

Pacientet kane nje perfitim te madh nga kjo metode, kane shume pak dhimbje pas operacionit e mund te rifillojne aktivitetin ditor brende 10 ditesh. Per arsye te plageve te vogla evitohen edhe herniet e cikatriceve qe jane aq te perhapura ne metoden e hapur.

Vetem ne raste te rralla, kur gjate operacionit kirurgu gjendet perballe situatave te papritura , si infeksione te medha te kolecistes, ngjitje te komplikuara te organeve te tjera mbi koleciste apo krijimi i gjakderdhjeve gjate operacionit, duhet qe operacioni te perfundohet me metoden e hapur pra me nje prerje rreth 10 cm nen harkun brinjor te djathte.

Hemorrhoidet


Ketu behet fjale per nje rrjet venoz ne zonen e anusit,i cili per arsye te ndryshme, si : trashegimia, ndenja per nje kohe te gjate ne kembe apo ulur, marrja e ushqimeve te tharta apo te pasura me djegesira e piper,alkooli,pirja e duhanit e tjere, sjell ne zgjerimin e tyre. Simptomat kryesore jane: dhimbje ne rregjonin anal, gjakderdhje, kruajtje perreth anusit, veshtiresi gjate defekimit e tjere.

Jo rralle ne moshat e perparuara fshihet pas gjakderdhjes ndonje proces tumoroz i zorres se trashe,per kete arsye eshte e nevojshme perpara operimit te hemorroideve te kryhet nje kolonoskopi,pra ekzaminim i zorres se trashe, ne menyre qe te mos humbet kohe e cmuar per heqjen e kesaj patollogjije.

Ne kliniken tone do te kryhet nje metode e re operacioni e quajtur ” Anopexie sipas metodes Longo”.Me kete metode behet prerja dhe qepja e hemorroideve me nje aparat ” Stapler”, i cili ka aftesine ti presi e ti qepi ne te njejten kohe. Operacioni kryhet 3-4 cm mbi hyrjen e anusit, pra nuk krijohen plage te jashtme te dhimbshme , fenomen shume i padesherueshem ne metodat e tjera te operimit te hemorrhoideve.

Pacientet mundet te shkojne po ne diten e operacionit ose nje dite me vone ne shtepi, e rreth 1 jave pas operacionit pacienti mundet ti rikthehet aktivitetit te tij ditor. Suksesi i ketij operacioni eshte vertetuar mijra here nga pacientet e operuar nga kirurget e klinikes sone ne spitalin St. Elisabeth ne Viene.

Komplikacionet jane shume te rralla e ne pjesen me te shumte konsistojne ne gjakderdje te vogla pas operacionit , gje qe evitohet lehte ne nje operacion te shkurter gjate te cilit gjehet ky vend e reparohet.

Ne skicat e meposhtme tregohen skematikisht menyre ekrijimit te hemorroideve dhe momentet kryesore te operacionit.

Analfistel


Ne kete semundje behet fjale per nje lidhje direkt te kanalit anal me lekuren ne afersi te anusit.Arsye per kete jane absese qe krijohen rreth anusit te cilet pasi operohen ose zbrazen vete lene nje kanal lidhes i cili vazhdimisht prodhon lengje te qelbezuara ose edhe gjak.

Keto fistula nuk sherohen asnjehere pa operacion, perkundrazi edhe kur operacioni eshte kryhen me sukses ekziston mundesia e nje perseritje e nevojiten disa operacione.

Pjesa me e madhe e fistulave kalon nepermes sfinkterit anal e ne raste te rralla mundet qe pas operacioneve te kete nje humbje e funksionit te tij qe sjell si pasoje humbjen e feceve te holla e gazrave nemenyre te pavullneteshme.

Herniet ( Dhjami)


Ne kete rast behet fjale per daljen e permbajtjes se brendeshme te barkut jashte murit mbrojtes se tij permes nje kanali natyral qendodhet ne rreze te kofshes ne fund te barkut, ne te ashtuquajturen kanalin inguinal.Ne kete kanal kalon te meshkujt tubi spermatik ndersa tek femrat nje ligament terheqes qe mban te terhequr miren.Raporti i hernieve midis meshkujve e femrave eshte rreth 5:1.

Jo rralle eshte si permbajtje e qeses se hernies nje pjese e zorres se holle,asj te trashe apo tek pleqte e fshikezes se urines.Ne rastet kur reponimi i permbajtjes se hernies,pra rifutja ne bark nuk eshte me e mundur, krijohet nje klinike akute qe ne qofte se nuk operohet menjehere mund te coje deri ne nekrotizim te permbajtjese kerkon prerjet e kesaj pjese te zorres.Per kete arsye keshillohet qe operacioni i hernies te behet menjehere pas vendosjes se diagnozes, per te mos lejuar krijimin e komplikacioneve.Te pleqte jo rralle eshte dalja e nje hernie si shenja e pare e nje tumori te zorres se trashe i cili ngre presionin brenda barkut e sjell krijimin e hernies.
Per kete arsye eshte e domosdoshme qe perpara operacionit te behet nje kolonoskopi per te perjashtuar ndonje patollogji te zorres se trashe.

Operacioni i hernieve e reparon kete defekt ne murin e barkut .Metodat jane te ndryshme.Ne kohet e fundit jane bere shume te shpeshta operacionet me perforcim te kanalit nepermjet nje rrjete sinstetike e cila tek metoda ” Lichtenstein” vendoset permbi faqen muskulore, pra behet me nje plage te vogel ne fund te barkut , ose nen shtresen muskulore, ne menyre laparoskopike.Ne rastin e fundit plaget e operacionit jane minimale, 3 plage te vogla rreth 0,5 cm qe i japin mundesi pacientit te rifilloje aktivitetin e tij ditor shume shpejt dhe kane nje efekt kosmetik shume me te mire.Ne te dy metodat, te cilat do te kryhen ne kliniken tone rezidivat,pra rishfaqja, eshte shume e rralle.

Ketu behet fjale per venat ( damaret) e gjakut te kembeve te cilat per arsye te ndryshme, duke filluar nga trashegimia deri tek profesionet e shoqeruara me qendrim te gjate ne kembe apo ulur, semuren e zgjerohen. Muret e venave hollohen e humbin elasticitetin ,ne kete menyre humbasin aftesine per te transportuar gjakun venoz te kembeve ne drejtim te zemres.

Si pasoje krijohen vena te dukshme nen lekure qe ne raste te rralla infektohen ose bllokohen nga thrombe ,te ashtuquajturat thromboflebitis,gje qe paraqet nje situate te rrezikshme per pacientin. Ne pjesen me dermuese te rasteve behet fjale per nje varikoze te venave kryesore, ne pjesen e perparme te kembes eshte vena safena magna e ne pjesen e pulpes, vena safena parva.

Keto jane vena me kllapa, te cilat ne kushte normale lejojne rrjedhje e gjakut vetem ne nje drejtim, pra ne drejtim te zemres. Kur keto vena jane te semura, vjen si pasoje prishja e kllapave e gjaku mbetet ne kembe.
Kjo shoqerohet me vena te dukshme te shemtuara,kembe te enjtura me teper ne darke, mpirje te kembeve etj.

Operacioni i venave ka per qellim heqjen, Stripping, e ketyre venave kryesore si dhe te degeve anesore te tyre.Operacioni fillon me infiltrimin e nje lengu anestetik pergjate venave te semura e me pas behet nderprerja e ketyre venave me sistemin e thelle te venave e me pas futet nje sonde ne keto vena e cila nxirret ne piken me te poshtme te insuficiences dhe kryhet heqja, stripping, i tyre. Operacioni behet me anestezi te pergjithshme,spinale apo lokale , ne vartesi te grades se semundjes.

Pas operacionit ,venezat e vogla te lekures mund te zhduken nepermjet sklerotizimit, pra duke injektuar direkt ne keto veneza nje preparat qe i shkaterron ato. Pas operacionit eshte e domosdoshme mbajtja e bandazheve elastike apo corapeve komprimuese qe nuk lejojne krijimin e hematomave pas operacionit

Kanceri i gjirit


Kanceri i gjiritKanceri i gjirit eshte nje semundje shume e perhapur te grate e cila ne vitet e fundit per fat te keq po gjen nje perhapje gjithmone e me te gjere.
Ne vitet e fundit ka nje perparim shume te madh ne drejtim te metodave te operacioneve te kancerit te gjirit.
Nje nga keto eshte “sentinell node biopsie”. Ketu behet fjale per gjetjen e nodulit limfatik ne sqetull i cili eshte pergjegjes per kete tumor.

Gjate operacionit behet ekzaminimi histologjik i nodulit limfatik e ne rast se ai eshte pa tumor nuk eshte me e nevojshme te hiqen te gjitha nodulet limfatike te sqetulles , gje qe redukton shume dhimbjet pas operacionit e me tutje eviton fryrjen e kraheve si pasoje e mos rrjedhjes se lengut limfatik nga krahu.

Mundesia e ekzaminimit te tumoreve gjate operacionit ben qe te mos behet heqja e kompelte e gjirit po vetemee tumoritdhe e nje shtrese te shendoshe perreth tij. Klinika jone eshte e pajisur me nje aparat modern , “Mikrotom” ,i cili jep mundsine e kryerjes se ketyre ekzaminimeve gjate operacionit, ex tempore.Ne ekipin tone te kirurgeve jane disa specialiste shume te mire te ketyre opeacioneve me emer edhe ne Viene.

Kirurgji plastike dhe estetike


Kirurgjia PlastikeNe kliniken tone kryhen operacione te shumllojshme plastike e estetike.

Ketu futen permiresime cikatrice te shemtuara, hernie te medha te barkut, heqje te lekures se teperme te barkut pas humbjeve te medha te peshes trupore, heqje e dhjamit te nenlekures me metoden e thithjes (liposuktion), zvogelim ose ngritje e gjoksit , zmadhim gjoksi, rregullim te vesheve, te kapakeve te syve, lifting e fytyres, etj.

 

 

Me poshte po ju paraqesim disa nga llojet e operacioneve me gjendjen para e pas operacionit.

  • Cikatrice
  • Zvogelim gjoksi
  • Liposuktion ( heqje e dhjamit)
  • Abdominoplastik( heqje e lekures se barkut)
  • Blefaroplastik (Kapakete syrit )
  • Ulcus cruris ( Defekte te lekures ne kembe)
  • Zmadhim gjoksi

Gjendra tiroide


Gjendra tiroide eshte nje organ shume i rendesishem hormonal pergjegjes per prodhimin e jodit ne trupin e njeriut, element ky shume i domosdoshem per aktivitetin e rregulltmetabolik te trupit.
Ne rastet e mungeses se jodit ne trup , vjen nje zmadhim i kesaj gjendre e cila duke rritur volumin kerkon te kompesoje sasine e jodit qe mungon.Ne faza me te perparuara krijohet nje fryrje e madhe e tiroides qe quhet struma e tiroides e cila ne ratse te rralla arrin ne per masa shume te medha krijon komplikacione. Ne te tilla raste eshte e nevojshme te kryhet nje operacion per zvogelimin e mases se gjendres.Nje semundje tjeter e kesaj gjendre jane tumoret.

TiroidetKeto jane qendra autonome, pra kokra brenda gjendres qe diagmostikohen nepermet ekografise dhe shintigrafise. Dallojme:- kokra te “ngrohta” te cilat kane ne permbajteje jod te shtuar e jane pergjegjese per nje mbifunksion te gjendres. Si rregull ne keto raste mjaft nje trajtim medikamentoz per te arritur sherimin ;- kokrat e “ftohta” nuk marrin jod e per kete jane suspekte , te dyshueshme, pasi ne to mund te fshihet edhe nje tumor qofte ky i natyres benigne apo maligne.Ne keto raste eshte i domosdoshem operacioni per heqjen e kesaj kokre ose te te gjithe gjendres tiroide dhe ekzaminimi histologjik per te bere trajtimi pasoperacionit.

Kirurgjia e dorës


Me kirurgjine e dores futen operacione te ndryshme. Mund te permendim raste te infektimit te rrenjes se thonjve,panaricium, ku eshte i nevojshem drenimi i abcesit.

Nje semundje tjeter e perhapur eshte kontraktura Dupyutren, qe konsiston ne trashjen e lekures ne pellemben e dores e cila me avancimin e semundjes sjell nje kontrakture te gishtave deri ne perthyerjen e tyre perfundimtare e mos lejimin e hapjes se dores.

Kirurgjia e dorësNje semundje tjeter e shpeshte e shpesh e padiagnostikuar eshte ” sindromi i tunelit carpal”.

Ne kete rast pacientet ankohen per mpirje te gishtave te dores sidomos te gishtit te madh e atij te II e te III.

Simptomat jane me te theksuara naten.Nepermjet nje operacioni i cili konsiston ne prerje ne nje ligamenti i cili shtyp nevin kryesor te dores , arrihet clirimi i ketijnervi esherimin e semundjes.

Circumcisio


Gjinekologji


Aktiviteti gjinekologjik perqendrohet ekzaminimet ambulatore, si PAP Test.

KONTAKT

Klinika Kirurgjikale Austriake:

Adresa: Rruga “Komuna e Parisit” Nr.3 Tirana, Albania
(Përballe ekspozitës ” Shqipëria sot”, në krah të pazarit të fshatareve)


 +355 42 238 651
 +355 68 25 95 514


KU NDODHEMI

Rreth Nesh

Në këtë klinike kryhen të gjitha ndërhyrjet e kirurgjisë së përgjithshme.

Shiko me shume

Ku ndodhemi

© 2018 Klinika Kirurgjike Austriake
Rruga “Komuna e Parisit” Nr.3 Tirana, Albania

Kontaktet

Tel: +355 42 238 651
Mobile: +355 68 25 95 514

Email: info@klinika-austriake.at

Na ndiqni

Politika e Privatësisë
Na ndiq ne Facebook!