Home

Operacione ortopedike

Ne klinike kryhen operacione te ndryshme ortopedike. Nga me kryesoret permendim artroskopine e gjurit e te shpatulles ne rastet e semundjeve ose traumatizimeve te ketyre artikulacioneve (p.sh. demtim i meniskut, ligamenteve etj).

Operacione te gishtave te kembes jane per me teper te gishtit te madh i cili shume shpesh te grate ne moshe te thyer merr nje pozicion te shtrember, hallux valgus, e ka nevoje per nje operacion gjate te cilit kryhet prerje e kockes e vendosja e gishtit ne pozicion te drejte. Po keshtu behet edhe rregullimi i gishtave te tjere te kembes kur ato kane nje pozicion te perthyer, te ashtuquajturit "gishta cekic", qe shkaktojne dhimbje ne artikulacion.

Operacione me te shpeshta jane edhe heqja e kallove nga shputa e kembes. Keto operacione kryhen si rregull nen anestezi lokale e pacientet largohen pas operacionit per ne shtepi..

Me shume sukses jane kryer operacione te demtimeve te ligamenteve te gjurit tek sportiste aktive te cilet mund ti kthehen aktivitetit sportiv pas nje therapie fizioterapeutike rreth 3-6 mujore.

Ne klinike kryhen nderhyrje kirurgjike si vendosja e protezave kokso-femorale, te gjurit dhe te shpatulles. Nje ekip ortopedesh i asistuar nga nje kompani prestigjoze austriake te protezave te cilet sjellin ne klinike jo vetem protezat por edhe gjithe instrumentat e nevojshme, do te beje implantimin e protezave te pacientet me demtime kronike te artikulacioneve. Paciente do te qendrojne mesatarisht 1 jave te shtruar ne klinike dhe do te asistohen nga nje ekip i kompletuar mjekesh e infermieresh.


Klinika Austriake, Tirane - Tel: +355 42 238 651 , Mobile: +355 68 25 95 514 , Email: info@klinika-austriake.at
Copyright 2011 - Designed by ENIAC-SERVICES.COM